Tre ditë dedikuar transformimit tuaj, me synim rritjen e cilësisë së jetës dhe arritjen e ëndrrave tuaja. Sfidoni gjendjen aktuale dhe synoni majat e potencialit tuaj!
Sipërmarrës i suksesshëm, autor librash, filantrop.
Ai investon vazhdimisht në zhvillimin e vetes dhe kontribuon parreshtur për komunitetin.
Përgjatë 32 viteve ka krijuar mbi 15 sipërmarrje të suksesshme, duke përvetësuar parimet dhe ligjet e suksesit në biznes, mentalitetin e më të mirëve dhe duke i ndarë ato me të tjerët.
Kjo ofertë është e limituar.
Të ardhurat neto të realizuara nga ky event shkojnë si kontribut për komunitetin, si një tjetër mënyrë tranformimi pozitiv në jetën e pjesëtarëve të shoqërisë shqiptare.
Si një përpjekje për të kontribuar edhe për shtresat në nevojë të shoqërisë shqiptare, të gjitha të ardhurat neto nga ky event përdoren për projekte bamirësie.
Eventi do të zhvillohet në mjediset e ExpoCity, Autostrada Tiranë-Durrës
Oraret e eventit janë si në vijim:
E premte 18 Nëntor 2022 13.30 – 19.00
E shtunë 19 Nëntor 2022 09.00 – 19.00
E dielë 20 Nëntor 2022 09.00 – 14.30
Kujtesë: Duke qenë se pjesëmarrja do të jetë tepër e gjerë, lutemi të paraqiteni sa më herët për rregjistrim për të shmangur rradhët e gjatë dhe vonesën në nisjen e eventit
Gjithashtu mbani në vëmendje që oraret e mësipërme janë të përafërta. Vasili përkushtohet për standardet më të larta të transmetimit të dijeve dhe këmbëngul që i gjithë materiali të trajtohet i plotë, ndaj edhe grafiku mund të ndryshojë.
Çmimi për grup do të varet nga numri i pjesëmarrësve dhe koha e blerjes së biletës. Për bileta në grup lutemi kontaktoni me përfaqësues të “Rruga Drejt Suksesit” në numrin +355 67 210 0816.
Ndarja e vetme që u bëhet vendeve gjatë eventit lidhet përkatësisht vetëm me platetë “PLATIN”, “GOLD” dhe “SILVER”.
Brenda sektorëve nuk do të ketë vende të numërtuara. Mund të uleni ku të dëshironi në platenë tuaj.
Numri i vendeve në sektorin “PLATIN” është i kufizuar në 150 bileta.
Është menduar që programi të mos shpërndahet paraprakisht, pasi Vasili është plotësisht i bindur tek fuqia e përkushtimit tërësor. Vetëm ndjekja e plotë e tij, do të mundësojë përfitimin tuaj maksimal. Vizito seksionin “Event-trajnimi “Rruga Drejt Suksesit”” për të mësuar më shumë për këtë.
Po! Ju mund të kryeni pagesat e nevojshme në të gjitha filialet e BKT (Banka Kombëtare Tregtare), në llogari të ON TIME CONCEPT A-C-S:
Ju gjithashtu mund të kryeni transferta prej bankave të tjera në drejtim të llogarisë së lartpërmendur në BKT. Më pas ju do të kontaktoheni nga shërbimi i klientit i cili do t’ju pajisë me biletën tuaj elektronike.
Një mënyrë tjetër është ta merrni biletën tuaj elektronike duke paguar me kartë debiti ose krediti duke klikuar në faqen e eventit www.rrugadrejtsuksesit.com, ose në adresën www.easypay.al/liveevents/rrugadrejtsuksesit.
Për blerje bilete me para në dorë (cash) mund të paraqiteni pranë pikave Easypay ose MeyRealty.
Bileta e event-trajnimit “Rruga Drejt Suksesit” do të jetë elektronike me një kod identifikimi unik dhe do t’ju vijë në adresën tuaj pas kryerjes së pagesës. Biletat janë të patransferueshme dhe të parimbursueshme Në momentin që do të blini një apo më shumë bileta, ju duhet të siguroheni që keni plotësuar të gjitha informacionet e nevojshme si: emrin e plotë, adresën e-mail dhe numrin e telefonit për secilin përfitues të biletës. Nëse biletat janë blerë nga burime të tjera përveç atyre të autorizuara, ato do konsiderohen të pavlefshme. Sektori në të cilin mund të qëndroni do të jetë e shënuar në biletën tuaj. Vendet në çdo sektor nuk janë të numërtuara, prandaj jeni i lirë të qëndroni ku të dëshironi brenda sektorit që është shënuar në biletën tuaj. Regjistrimi dhe hyrja e hershme në sallë ju mundëson sigurimin e një vendi më të përshtatshëm qëndrimi.
Po. Për çdo pjesëmarrës do të jetë në dispozicion broshura e trajnimit dhe mjetet e shënimit, të cilat do të merren në momentin e regjistrimit. Mbaj parasysh që ato janë unike dhe nuk mund t’i zëvendësoni.
Sigurisht që po. Vasili është folësi kryesor dhe do të jetë në skenë gjatë çdo dite.
Standardi i programit “Rruga Drejt Suksesit” është tre ditë përkushtimi tërësor. Vasili synon arritjen e rezultateve prej çdo pjesëmarrësi çka nënkupton që programi i çdo dite do zgjasë aq sa të jetë e nevojshme që grupi të arrijë objektivat. (Për ne është shumë e rëndësishme të kesh kthim sa më të lartë të investimit që ke bërë.)
Ejani ju.
Ne do t’ju pajisim me materialin tuaj të eventit, si dhe me dokumentat identifikues sipas sektorëve. Nëse keni tendencë të mbani shumë shënime mund të sillni ndonjë bllok tjetër për shënime.
Kujtesë: Si mjet identifikimi do të shërbejë bileta juaj. Lutemi ta plotësoni me emrin tuaj në mënyrë të qartë dhe pa gabime, sepse ajo pjesë e biletës do të bëhet pjesë e dokumentit tuaj identifikues.
PO!
Ne kemi një seri librash të përzgjedhur për shitje, të cilët mund t’i blini përpara dhe në përfundim të eventit.
Uji do të jetë i disponuneshëm për ju gjatë gjithë kohës.
Duke qenë se ky event do të jetë ndryshe nga gjithë të tjerët që këni marrë pjesë, më shumë muzikë, lëvizje dhe ndërveprim, ju sugjerojmë të visheni në mënyrën që të ndiheni më konfort me këto aktivitete. Mjedisi do të ketë ajër të kondicionuar ndaj nëse ky element mund të jetë shqetësues për ju, lutemi të merrni veshjet e përshtatshme.
Jo. Për të respektuar të drejtat intelektuale dhe të autorit, nuk është e lejuar që ky event apo pjesë të tij të regjistrohen. Nga ana tjetër juve mund të përdorni lirisht përmbajtjen e materialeve që ju vihen në dispozicion thjesht duke bërë referencën përkatëse se nga e keni marrë.
Ne do të dëshironim që ju të ishit pjesëmarrës në këtë event, por nëse do të ndodhë që fatkeqësisht do ta keni të pamundur të vini, bileta juaj mund t’i transferohet dikujt tjetër.
Bileta për këtë event nuk mund të transferohet për ndonjë event të ardhshëm.
Në momentin që blini biletën tuaj për këtë event ne ju garantojmë vendin tuaj, duke refuzuar kërkesa prej personave të tjerë. Pra, politika për këtë event është: “BILETAT JANË TË TRANSFERUESHME POR JO TË RIMBURSUESHME.”
Arsyeja kryesore përse biletat nuk janë të rimbursueshme është se, nëpërmjet blerjes së tyre ju do të kontribuoni në një aktivitet bamirësie, i cili do të kryhet me të ardhurat neto që do të realizohen nga ky event.
Për çdo pyetje, lutemi të komunikoni me skuadrën e “Rruga Drejt Suksesit” përmes kontaktit në faqen www.rrugadrejtsuksesit.com ose në numrin +355 69 210 0816.
Po. Pikërisht fakti që mund të ndërveprohet me Vasilin e bën këtë event unik në llojin e tij.
Jo, sepse Vasili nuk i ka biznes trajnimet, por pjesë të misionit të tij për të kontribuar në komunitet. Të gjitha të ardhurat e “Rruga Drejt Suksesit” do të shkojnë për bamirësi.
Eglenti Bici - sipërmarrës me mbi 12 vite në tregun shqiptar fokusuar kryesisht në fushën e real estate me kompaninë e tij Mei Realty. Eglenti gjatë eksepriencës së tij ka asistuar në rreth €100,000,000 në transaksione. Ai është trajnues i trupit të nënpunësve civil të nivelit të lartë drejtues. Gjithashtu ai është përfaqësues i Success Resources për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë & moderator i SuperVlera podcast.