DREJT NJË JETE TË JASHTËZAKONSHME

Vendimet që marrim sot, përcaktojnë jetën që do të kemi nesër dhe në vazhdimësi. Duke përdorur fuqinë e zgjedhjes mund të kapërcejmë çdo justifikim për ndryshimin ‘’brenda çastit’’ të secilës pjesë të jetës sonë.

Ne nuk mund të kontrollojmë ngjarjet që ndodhin rreth nesh, por mund të zgjedhim se ku duhet të përqëndrohemi dhe që t’i shohim si dhurata, pengesat apo vështirësitë që na dalin. Zgjedhja jonë mund të na fuqizojë, të na çojë përpara, apo edhe të na pengojë.

Motivimi është një përgjegjësi që nuk delegohet. Motivimi është zgjedhje, është vendimi për të qenë i motivuar. Motivimi nuk është një tipar personaliteti, por një qëllim i vetëdijshëm. Motivimi është rezultat i dëshirës dhe i vullnetit tonë, nuk mund të jepet, të zvogëlohet apo të ndalohet nga të tjerët. Ai ekziston brenda nesh sepse jemi ne që dëshirojmë ta kemi. Motivimi i vetes dhe i njerëzve rreth nesh nuk është një event që ndodh vetëm njëherë, por është një proces i vazhdueshëm.

Ndërsa vendimet dhe motivimi janë parakushte për një jetë të shkëlqyer, elementi vendimtar është veprimi, pra zbatimi. Suksesi është ekuivalent i aftësisë dhe mjeshtërisë në zbatim të praktikave më të mira. Asnjë nuk paguhet për atë që di, por për atë që bën. Universi shpërblen veprimin, shpërblen rezultatin.

  • Cilat janë forcat që udhëheqin jetën e cdo njeriu?
  • Çfarë e krijon dhimbjen apo kënaqësinë?
  • Cilat janë themelet e motivimit të brendshëm?
  • Si ta kristalizojmë vizionin dhe misionin e jetës sonë?
  • Si të vendosim objektiva për një jetë frymëzuese?
  • Si të arrijmë objektivat duke marrë ndërkohë kënaqësi nga jeta?
  • Cilat janë vendimet që kontrollojnë jetën dhe suksesin?
  • A ka një formulë të provuar për të qenë i suksesshëm?

ÇELËSI I FUQISË PERSONALE

bindjet, zakonet, synimet, besimi​ ​
Pengesat më të mëdha janë në mendjen tonë dhe jo në mungesën e burimeve.
 

ENERGJIA & VITALITETI

emocionet, zhvillimi, fokusi​
Një nga burimet kryesore të energjisë është zhvillimi i vazhdueshëm i vetes.

MJEDISI I DUHUR PËR SUKSES

skuadra, filozofia, kultura, lidershipi
Në çdo ndërveprim, ose ndikojmë, ose ndikohemi nga të tjerët.

 

DREJT NJË JETE TË JASHTËZAKONSHME

vendimet, motivimi, zbatimi​
Motivimi është rezultat i dëshirës dhe i vullnetit tonë.