Nëse ende nuk e ke blerë biletën e “Rruga Drejt Suksesit” sepse kërkon:

  • kushte të përshtatshme për ndjekjen e event-trajnimit;

  • pajisjet e nevojshme teknologjike;

  • internet të shpejtë;

  • një çmim më të mirë;

  • energji dhe ndërveprim në grup;

Stafi i “Rruga Drejt Suksesit” do të mundësojë ndjekjen virtuale në grup të event-trajnimit “Rruga Drejt Suksesit”.

Këto grupe do të krijohen në qytetet kryesore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, me një numër pjesëmarrësish jo më të vogël se 10 persona.

Çmimi i biletës për ndjekjen në grup të “RRDS” 2021 do të jetë vetëm 17 euro për pjesëmarrës.

Vendi i ndjekjes do të përcaktohet nga organizatorët e “RRDS”, por pjesëmarrësi mund të zgjedhë vetë se në cilin grup apo qytet dëshiron ta ndjekë eventin.

Oferta për ndjekjen në grup të “RRDS” 2021 përfundon më datë 17 Nëntor, datë brenda të cilës stafi i “Rruga Drejt Suksesit” do të njoftojë pjesëmarrësit për vendet ku do të ketë ndjekje në grup të eventit.

Brenda datës 18 pjesëmarrësit duhet të konfirmojnë se në cilin grup dëshirojnë të bashkohen.

Klikoni tani në këtë link për të kryer pagesën. Pjesëmarrësit në këto grupe do ta ndjekin eventin vetëm në një gjuhe, e cila mund të jetë ose në gjuhën shqipe ose në atë angleze.

Edhe pse do të ketë disa pushime të vogla gjatë programit, ne ju sugjerojmë të keni ujë me vete, apo ndonjë ushqim të lehtë, në mënyrë që të mos humbisni asnjë moment të event-trajnimit.

Pjesëmarrësit mund ta transferojnë tek të tretë të drejtën e fituar nëpërmjet blerjes së biletës për ndjekjen në grup të eventit.

Blerësi i kësaj bilete nuk ka të drejtë të kërkojë rimbursimin nëse ai nuk e ndjek eventin për arsye që nuk varen nga organizatorët e “Rruga Drejt Suksesit” 2021.

Në rast të moszhvillimit të event-trajnimit “Rruga Drejt Suksesit” 2021 apo moskrijimit të grupeve për ndjekjen e eventit, blerësit e këtyre biletave do të rimbursohen plotësisht nga organizatorët.

Organizatorët e “RRDS” 2021 nuk mbajnë përgjegjësi për kushtet madhore, ndërprerjet e energjisë elektrike, apo të internetit, etj.

Përfito nga kjo MUNDËSI FANTASTIKE!

Stafi i “Rruga Drejt Suksesit