THE KEY TO PERSONAL POWER

Mund të kemi objektiva frymëzues, mund të përgatisim planet më të mira, të kemi burimet e duhura, por të gjitha do të jenë të pavlefshme nëse bindjet, qëndrimet apo zakonet, janë të gabuara.

Pengesat më të mëdha janë në mendjen tonë dhe jo në mungesën e burimeve. Janë pikërisht strukturat e vjetra të mendimit dhe të veprimit, të cilat e pengojnë kapërcimin drejt niveleve më të larta.

Brenda çdo qenie njerëzore ka një forcë të pashterrshme, forcë e cila nëse aktivizohet mund të shndërrojë në realitet çdo vizion, ëndërr apo dëshirë të imagjinueshme. Nëse besojmë në një vizion dhe nëse arsyet pse kërkojmë ta arrijmë atë janë të forta, atëherë rrugët gjenden.

Çfarë jemi dhe ku kemi arritur, lidhen ngushtë me bindjet dhe zakonet tona. Sukseset dhe dështimet janë rezultat i zakoneve tona. Kalimi në një nivel më të lartë fillon me ndryshimin e sistemit të bindjeve dhe me ngritjen e standadteve. Me një sistem bindjesh fuqizuese ne mund të arrijmë praktikisht çdo gjë, duke patur më shumë arritje, gëzim dhe përmbushje, në jetën tonë dhe të atyre që na rrethojnë.

Kontributi në ndërtimin e një sistemi bindjesh dhe zakoneve frymëzuese për sukses, është në fokus të eventit Rruga Drejt Suksesit:

  • Cfarë pengesash na mbajnë larg suksesit që dëshirojmë?
  • Si ti kapërcejmë ato dhe të arrijmë çfarë dëshirojmë?
  • Si të ndryshojmë mënyrën e perceptimit të realitetit?
  • Si të ndërmarrim ndryshimet e duhura?
  • Si mund t’i ndryshojmë zakonet dhe besimet e gabuara?
  • Si ndikon në sukses rritja e standardeve?
  • Si ndikon mentaliteti ynë tek rezultatet tona?
  • Si t’i ndryshojmë ato, duke krijuar bindje dhe besime që përcaktojnë suksesin?

Të gjitha këto do të gjejnë përgjigje në “Rruga Drejt Suksesit”, duke ju ndihmuar të merrni në dorë drejtimin e plotë të jetës suaj dhe ta jetoni atë bukur e plot me arritje pozitive.

THE KEY TO PERSONAL POWER

beliefs, habits, intentions, convictions
The biggest obstacles are in our minds
 

ENERGY & VITALITY

emotions, development, focus
One of the main sources of energy...

EMPOWERING & GROWING THE BUSINESS

team, philosophy, culture, leadership
In any interaction...

 

TOWARD AN EXTRAORDINARY LIFE

decisions, motivation, implementation
Motivation is the result of our desire...