KU SHKOJNË TË ARDHURAT E EVENTIT?

Të ardhurat neto të realizuara nga ky event shkojnë si kontribut për komunitetin, si një tjetër mënyrë tranformimi pozitiv në jetën e  pjesëtarëve të shoqërisë shqiptare.

​Si një përpjekje për të kontribuar edhe për shtresat në nevojë të shoqërisë shqiptare, të gjitha të ardhurat neto nga ky event përdoren për projekte bamirësie.

Kështu në përfundim të eventeve të viteve 2016, 2017 dhe 2018, e në vijim, në bashkëpunim me institucione të specializuara, stafi organizator i programit “Rruga Drejt Suksesit” ka shqyrtuar dhjetra situata në nevojë për të përzgjedhur më pas rastet që kërkonin ndërhyrje më emergjente.

​Këto raste të përzgjedhura kanë qënë ato të institucioneve të kujdesit për fëmijët jetimë në qytetin e Durrësit. Pikërisht këto mjedise, ku jetojnë fëmijë të cilëve jeta u ka rezervuar mungesën e ngrohtësisë prindërore e të vatrës familjare, u vlerësuan dhe më pas u transformuan në “shtëpi familje” duke u krijuar fëmijëve kushte më të përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin, element i cili përkon edhe me vetë misionin e programit “Rruga Drejt Suksesit”.

Partnere në e eventet e mëpareshme