Ahmet SHALA

Ahmet SHALA

  • Lidershipi dhe suksesi
  • Ekonomist i njohur, sipërmarrës dhe lektor.

Ahmeti është ndër sipërmarrësit e e parë që themeloi bizneset e tij në Kosovë, fillimisht në sektorin e tregtisë dhe prodhimit, e më vonë duke vazhduar në fushën e arsimit. Pasi kontributit si Ministër i Ekonomisë dhe Financave në qeverinë e parë të Republikës së Kosovës (nga 2008-2011), ai vijoi shërbimin si Ambasador i Republikës së Kosovës në Japoni (2012-2015). Para se të bëhej Ministër i Financave dhe Ekonomisë, ai për gati 10 vjet ka punuar me Bashkimin Evropian në Kosovë, nga 1999-2008, në role të ndryshme kryesore në transformimin e ekonomisë së Kosovës në një ekonomi të hapur të tregut.

Paralelisht për më shumë se 21 vjet ai ka qenë i angazhuar në fushën akademike në Kosovë dhe rajon. Ai ka dhënë leksione herë pas here në Universitete dhe institucione të ndryshme Evropiane dhe Amerikane si London School of Economics dhe University of Harvard. Ai gjithashtu ka botuar disa botime shkencore.

Ai është një Profesor Vizitor në Universitete të ndryshme në SHBA, ku po jep mësim, studion dhe këshillohet në lëndë dhe fusha të ndryshme të politikave publike, bashkëpunimit rajonal, ndërtimit të paqes dhe udhëheqjes. Ai ka qenë anëtar i bordit në shumë institucione arsimore, qeveritare dhe joqeveritare dhe organizata në Kosovë, rajon, BE dhe globalisht.

Z. Shala është i angazhuar gjithashtu në shumë ndërtime të paqes dhe reformave socio-ekonomike në Kosovë, në Gadishullin Ballkanik dhe në të gjithë botën.

All Sessions by Ahmet SHALA