Hetem Ramadani

Hetem Ramadani

  • Të ushqyerit dhe shëndeti
  • Sipërmarrës, autor, filantrop, shërues alternativ.

Pas studimeve të tij në kimi dhe teknologji, vazhdoi specializimin në Zagreb dhe më pas në Lubjanë. Gjatë viteve 90 themelon kompaninë "Salbatring" dhe aktualisht vijon të jetë presidenti i saj. “Salbatring” operon në fushën e naftës dhe nënprodukteve të saj, duke arritur rezultate të larta të cilat e rendisin këtë kompani në listën e 100 kompanive më të suksesshme të Europës Qëndrore. Duke ndjekur seminaret e Deepak Chopres në Kaliforni dhe Indi, bëhet kompania e parë që ushtron meditimin në mënyrë kolektive. Hetemi solli për herë të parë meditimin transedental në Shqipëri e në Kosovë, duke financuar edhe kurset e para të meditimit. Edhe sot Hetemi përmendet si babai i meditimit në trojet shqiptare. Ai është bashkëautor i librit: “Shëndeti dhe suksesi përmes meditimit”. Hetem Ramadani renditet ndër filantropët më të devotshëm shqiptarë, me kotribut që shtrihet në fushën e artit dhe arsimit. Shumë studentë janë diplomuar në universitete prestigjoze botërore falë ndihmës financiare dhe kontributit të tij. Duke qenë se mjekësia ka qenë hobi i tij që në moshë të hershme, ai u është përkushtuar për më shumë se 40 viteve studimeve dhe hulumtimeve mbi mënyrën e ushqimit të shëndetshëm, shërimit alternativ dhe ushtrimit të meditimit. Falë kësaj ai ka krijuar dijen dhe filozofinë e tij unike, për një trup të shëndetshëm të bazuar në shkencë dhe natyrën që na rrethon, me gjithë kompetencën e vet universale.

All Sessions by Hetem Ramadani