Mirela Sula
Mirela Sula është themeluese e Platformes Global Woman. Shumëkush e thërret “force e natyrës” në botën e sipërmarrjes femërore. Mirela ka emigruar në Londër që në vitin 2012 dhe sapo ka mbaruar studimet e doktoraturës në psikologji. Ka një eksperiencë të gjatë në media dhe ndërkohë njihet si trajnere ndërkombëtare, folëse në mbarë botën dhe organizatore e shumë eventeve të suksesshme, përfshirë Global Woman Summit, Konferencën “Gratë Emigrante”, Forumin “Gratë e Sotme në Biznes”, etj. Mirela është autore bestseller jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, e njohur tashmë për suksesin e librit “Mos e Lër Mendjen të Ike” dhe sidomos për shumë çmime ndërkombëtare. Si trajnere, Mirela shquhet për ngritjen e konfidencës, rritjen e motivimit, këshillim karriere, menaxhim stresi, lidership & menaxhim etj. Mirela është e apasionuar për fuqizimin e grave në mbarë botën dhe sot Klubi që ajo ka krijuar është shtrirë në 30 vende të ndryshme me qëllimin për të mbështetur jo vetëm këtë brez por edhe gjeneratat e ardhshme.