Sheki Useini

Sheki Useini

  • Meditimi dhe suksesi.
  • Sipërmarrës, autor, filatrop, trajnues meditimi dhe zhvillimi personal.

Në vitin 1986 emigroi në Zvicër, vend në të cilin vazhdon të jetojë dhe punojë.
Aktivitetet e tij kanë qenë të zgjeruara edhe në fushat e bursës, tregtisë së letrave me vlerë dhe metaleve të çmuara. Si i apasionuar pas arteve marciale, ka qenë mbajtës i rripit të në karate. Sheki ka themeluar shkollën private për karate në Zvicër si dhe ka marrë pjesë në kampionate të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtarë. Nga moment kur Shekiu kuptoi se meditimi është një forcë që e lidh edhe më fortë me jetën dhe se rrugëtimi për në brendi të vetes është një aventurë e pakrahasueshme, ai vendosi që pjesën e mbetur të jetës t’ia kushtojë kësaj shkolle misteri.
Sot, Shekiu është mësues i çertifikuar i meditimit nga OSHO, në Qendrën Ndërkombëtare të Meditimit në Indi, në të cilin vijon edhe mëtej trajnimet për hipnozën dhe autohipnozën në meditim. Ai ka shkruar dy libra, “Kontrata me Shpirtin” dhe “Kush je Ti?”, në të cilët fokusin kryesor e ka përqëndruar në shkollën e jetës dhe energjinë e krijimit të njeriut të ri, me një vetëdije të re. Një nga mesazhet themelore që përcjell ai është se: “Kur njeriu mësohet të lexojë dhe mësojë nga JETA, për jetën dhe nga VETVETJA për veten, atëherë ai njeri e bën veten SHKOLLË, kurse mësimet që dalin nga përvoja e kësaj shkolle janë mësime të dorës së parë.”
Entuziazmi për meditimin, si dhe mësimdhëniea mbi teknikat e meditimit aktiv dhe terapeutik janë fokus i vzhdueshëm në rrugëtimin e tij jetësor. Shekiu është i vendosur që të shtojë vlera dhe t’i ndajë ato në shoqëri, edhe kjo me qëllimin e palëkundur që individi të jetojë një jetë më cilësore dhe të bëjë nga vetvetja versionin më të bukur, duke krijuar rrethana ku mbizotëron dashuria, liria, paqja dhe lumturia.

All Sessions by Sheki Useini