EMPOWERING & GROWING THE BUSINESS

Shoqërimi dhe ndërveprimi me njerëzit e duhur, duke krijuar skuadrën e duhur, rrisin mundësitë për sukses. Kur je i qartë çfarë kërkon të arrish, përgjegjësia e parë është KUSH janë njerëzit e skuadrës, përgjegjësia e dytë është KUSH është njeriu apo sistemi që do të gjejë njerëzit e tjerë të duhur në vazhdimësi. 

Pavarësisht nëse je individ apo biznes, suksesi do të jetë më i lehtë dhe i vazhdueshëm nëse filozofia, strategjia, kultura dhe sistemet mbështetëse janë të duhurat. “Kultura e ha stategjinë për mëngjes” thoshte Peter Drucker, ndaj krijimi i një kulture besimi, motivimi, rritjeje, përkujdesje dhe përgjegjshmërie, krijon një mjedis suksesi. Baza e kulturës është qartësimi dhe zbatimi i filozofisë së saj, ndërsa baza e filozofisë është zgjedhja me kujdes e vlerave bazë dhe reflektimi i tyre në jetën e përditshme. Vlerat bazë janë fjalë magjike, kur i beson dhe jeton me to, kthehen në bindje që çlirojnë fuqi. 

Rezultatet e vazhdueshme kërkojnë një mjedis inspirimi dhe jo frike, kërkojnë të përqafojmë një filozofi lidershipi. Lidershipi është ndikim për rezultate pozitive. Në çdo ndërveprim, ose ndikojmë, ose ndikohemi nga të tjerët. Nëse ju nuk ndikoni, identiteti juaj është i dobët. Mundësitë janë të pafundme dhe diçka është e sigurtë, biznesi dhe shoqëria ka nevojë për frymë lidershipi, ka nevojë për më shumë liderë në të gjitha nivelet.

  • Pse është e rëndësishme kultura e organizatës? 
  • Si të ndërtojmë sistemet e duhura për parandalimin dhe zgjidhjen e problemeve?
  • Si të kultivojmë vlerat bazë dhe t’i harmonizojmë ato me vlerat e biznesit?
  • Pse skuadra jonë është vendimtare për suksesin tonë?
  • Cilët janë faktorët që ndikojnë në performancën e skuadrës?
  • Si të motivojmë më mirë skuadrën tonë?
  • Si të krijojmë dhe të mbajmë marrëdhënie të shkëlqyera?
  • Cilat janë bazat e ndikimit dhe si mund të fuqizohen ato?

THE KEY TO PERSONAL POWER

beliefs, habits, intentions, convictions
The biggest obstacles are in our minds
 

ENERGY & VITALITY

emotions, development, focus
One of the main sources of energy...

EMPOWERING & GROWING THE BUSINESS

team, philosophy, culture, leadership
In any interaction...

 

TOWARD AN EXTRAORDINARY LIFE

decisions, motivation, implementation
Motivation is the result of our desire...