Pyetje më të shpeshta
Eventi do të zhvillohet në mjediset e Expo City, Autostrada Tiranë-Durrës
Oraret e eventit janë si në vijim:
E shtunë 9 Nëntor 2024 08.30 – 19.30
E dielë 10 Nëntor 2024 08:00– 14:00
Kujtesë: Duke qenë se pjesëmarrja do të jetë tepër e gjerë, lutemi të paraqiteni sa më herët për regjistrim për të shmangur pritjen në rradhë.
Mbani në vëmendje që oraret e mësipërme janë të përafërta. Vasili përkushtohet për standardet më të larta të transmetimit të dijeve dhe këmbëngul që i gjithë materiali të trajtohet i plotë, ndaj edhe grafiku mund të ndryshojë.
Çmimi për grup do të varet nga numri i pjesëmarrësve dhe koha e blerjes së biletës. Për bileta në grup lutem kontaktoni me përfaqësues të “Rruga Drejt Suksesit” në numrin +355 67 303 0300.
Ndarja e vetme që u bëhet vendeve gjatë eventit lidhet përkatësisht vetëm me platetë “PLATIN”, “GOLD” dhe “SILVER”.
Brenda sektorëve nuk do të ketë vende të numërtuara. Mund të uleni ku të dëshironi në platenë tuaj.
Numri i vendeve në sektorin “PLATIN” është i kufizuar në 150 bileta.
Është menduar që programi të mos shpërndahet paraprakisht, pasi Vasili është plotësisht i bindur tek fuqia e përkushtimit tërësor. Vetëm ndjekja e plotë e tij, do të mundësojë përfitimin tuaj maksimal. Vizito seksionin “Event-trajnimi “Rruga Drejt Suksesit”” për të mësuar më shumë për këtë.
Ju mund ta blini biletën tuaj duke kryer pagesën nëpermjet aplikacioneve e-banking ose duke u paraqitur fizikisht në të gjitha filialet e BKT (Banka Kombëtare Tregtare), RAIFFEISSEN BANK, CREDINS BANK, në llogaritë e mëposhtme të ALBARTEX SH.P.K.:
Numër llogarie BKT (ALL): 110004301
IBAN Lek: AL5020511014004301CLPRCLALL0
Kodi SWITF: NCBAALTX.
Numër llogarie BKT (Euro): 110004301
IBAN Euro: AL1320511014004301CLPRCFEURA
Kodi SWITF: NCBAALTX.
Numër llogarie RAIFFEISSEN BANK (ALL):
IBAN Lek: AL80202110130000000100558300
Kodi SWITF: SGSBALTX
Numër llogarie RAIFFEISSEN BANK (Euro):
IBAN Euro: AL80202110130000000100558300
Kodi SWITF: SGSBALTX.
Numër llogarie CREDINS BANK (ALL):
IBAN Lek: AL34 2121 1009 0000 0000 0000 3040
Kodi SWITF: CDISALTR
Numër llogarie CREDINS BANK (Euro):
IBAN Euro: AL66 2121 1009 0000 0000 0005 3389
Kodi SWITF: CDISALTR
Numër llogarie OTP (ALL):
IBAN Lek: AL92213110440000000000000163
Kodi SWITF: PUPPALTR
Numër llogarie CREDINS BANK (Euro):
IBAN Euro: AL43213110440000000000200089
Kodi SWITF: PUPPALTR
Më pas ju do të kontaktoheni nga shërbimi i klientit i cili do t’ju pajisë me biletën tuaj elektronike.
Një mënyrë tjetër është ta merrni biletën tuaj elektronike duke paguar me kartë debiti ose krediti duke klikuar në faqen e eventit www.rrugadrejtsuksesit.com.
Për blerje bilete me para në dorë (cash) mund të paraqiteni pranë zyrave të ALBARTEX: Autostrada Tirane Durres km 1, Godina Agna Group, pranë Casa Italia, ose pranë pikave të MeiRealty.
Bileta e event-trajnimit “Rruga Drejt Suksesit” do të jetë elektronike me një kod identifikimi unik dhe do t’ju vijë në adresën tuaj pas kryerjes së pagesës. Biletat janë të patransferueshme dhe të parimbursueshme Në momentin që do të blini një apo më shumë bileta, ju duhet të siguroheni që keni plotësuar të gjitha informacionet e nevojshme si: emrin e plotë, adresën e-mail dhe numrin e telefonit për secilin përfitues të biletës. Nëse biletat janë blerë nga burime të tjera përveç atyre të autorizuara, ato do konsiderohen të pavlefshme. Sektori në të cilin mund të qëndroni do të jetë e shënuar në biletën tuaj. Vendet në çdo sektor nuk janë të numërtuara, prandaj jeni i lirë të qëndroni ku të dëshironi brenda sektorit që është shënuar në biletën tuaj. Regjistrimi dhe hyrja e hershme në sallë ju mundëson sigurimin e një vendi më të përshtatshëm qëndrimi.
Po. Për çdo pjesëmarrës do të jetë në dispozicion broshura e trajnimit dhe mjetet e shënimit, të cilat do të merren në momentin e regjistrimit. Mbaj parasysh që ato janë unike dhe nuk mund t’i zëvendësoni.
Sigurisht që po. Vasili është folësi kryesor dhe do të jetë në skenë gjatë çdo dite.
Hyrja do bëhet vetëm me biletë, të cilën mund ta keni fizikisht ose elektronikisht. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë event duhet të regjistrohen paraprakisht duke paraqitur biletën dhe një mjet identifikimi. Regjistrimi në datë 9 Nëntor (e shtunë) fillon në orën 08:00.
Në pikën e regjistrimit ju do të pajiseni me një rrip dore (identifikues), si dhe broshura e trajnimit. Lutemi ta mbani rripin identifikues të dorës gjatë dy ditëve të kohëzgjatjes së programit.
Hyrja në trajnim do të fillojë në orën orën 08:30. Lutemi të regjistroheni herët në mënyrë që të siguroni një vend të mirë.
Standardi i programit “Rruga Drejt Suksesit” është dy ditë përkushtimi tërësor. Vasili synon arritjen e rezultateve prej çdo pjesëmarrësi çka nënkupton që programi i çdo dite do zgjasë aq sa të jetë e nevojshme që grupi të arrijë objektivat. (Për ne është shumë e rëndësishme të kesh kthim sa më të lartë të investimit që ke bërë.)
Ejani ju.
Ne do t’ju pajisim me materialin tuaj të eventit, si dhe me mjetet identifikuese sipas sektorëve. Nëse keni tendencë të mbani shumë shënime mund të sillni ndonjë bllok tjetër për shënime.
Kujtesë: Si mjet identifikimi do të shërbejë bileta juaj. Lutemi ta plotësoni me emrin tuaj në mënyrë të qartë dhe pa gabime, sepse ajo pjesë e biletës do të bëhet pjesë e dokumentit tuaj identifikues.
Për të gjithë pjesëmarrësit që do e kenë të nevojshme, do të ketë përkthim në anglisht.
Lutem kontaktoni paraprakisht në: [email protected]
Po.
- Të gjithë personat dhe çantat e tyre do të kalojnë nëpër kontroll profesional në hyrje të mjediseve të eventit
- Për të garantuar sigurinë dhe një përvojë të këndshme për të gjithë të pranishmit, të gjithë pjesëmarrësit duhet të pajisjen me rripin e dorës. Ky element nuk është i transferueshmëm apo objekt ndryshimi.
- Të gjithë personat, çantat, pakot, veshjet dhe objekte të tjera mund të jenë objekt i vrojtimeve/kontrolleve të sigurisë gjatë hyrjes dhe në mjediset e eventit.
- Organizatorët i rezervojnë vetes të drejtën e moslejimit të hyrjes të personave që thyejnë rregullat e mësipërme.
Objekte të ndaluara
- Armët e çfarëdo lloji apo objekte të ngjashme me to, qoftë edhe armë lodër.
- Bazamente/këmbalecë për kamera (përfshirë selfie sticks, si dhe çdo mjet tjetër që ndihmon në mbajtjen e kamerave/telefonave dhe çdo pajisjeje tjetër rregjistruese.)
- Valixhe, çanta shpine dhe mbajtëse të ndryshme me përmasa të mëdha.
- Kafshët e ndryshme shtëpiake, përvec atyre që ndihmojnë personat me aftësi të kufizuar të cilët mbahen të lidhur dhe pranë vetes gjatë gjithë kohës.
- Lojra të telekomanduara, dronë dhe lodra lëvizëse (me rrota).
- Mbajtëse pijesh prej qelqi
- Pije alkolike
- Ushqime ose pije të nxehta
- Çdo produkt apo objekt tjetër, të cilin kompania e sigurisë e cilëson si të rrezikshëm apo shqetësues.
Aktivitete të ndaluara
- Shitja apo prezantimi për shitje produkteve apo shërbimeve, për të cilat nuk ka kontratë paraprake me organizatorët
- Shpërndarja e materialeve të printuara apo të rregjistruara të çfarëdo natyre qofshin ato
- Nxitje, demonstrime, fjalime të paautorizuara, ose përdorimi i ndonjë flamuri ose banner për qëllime komerciale, ose për të nxitur njerëzit.
- Fotografimi, video-regjistrimi ose regjistrim i çfarëdo lloji për qëllime komerciale ose regjistrimi i një pjese ose i gjithë eventit.
- Kryerja e veprimeve që mund të pengojnë ose ndikojnë negativisht në funksionimin normal të eventit, si dhe veprimet që nuk lejojnë pjesëmarrësit të ndjekin eventin normalisht.
- Ne mund të fotografojmë, filmojmë, regjistrojmë dhe përdorim pa pagesë imazhin dhe/ose zërin e çdo personi që merr pjesë në event.
Ne rezervojmë të drejtën për të mohuar hyrjen ose për të kërkuar nga një person që të largohet nga eventi, pa rimbursim, përgjegjësi ose kompensim, nëse vlerësojmë se kryen një nga veprat e mësipërme.
PO!
Ne kemi një seri librash të përzgjedhur për shitje, të cilët mund t’i blini përpara dhe në përfundim të eventit.
Uji do të jetë i disponuneshëm për ju gjatë gjithë kohës.
Duke qenë se ky event do të jetë ndryshe nga gjithë të tjerët që këni marrë pjesë, më shumë muzikë, lëvizje dhe ndërveprim, ju sugjerojmë të visheni në mënyrën që të ndiheni më konfort me këto aktivitete. Mjedisi do të ketë ajër të kondicionuar ndaj nëse ky element mund të jetë shqetësues për ju, lutemi të merrni veshjet e përshtatshme.
Jo. Për të respektuar të drejtat intelektuale dhe të autorit, nuk është e lejuar që ky event apo pjesë të tij të regjistrohen. Nga ana tjetër juve mund të përdorni lirisht përmbajtjen e materialeve që ju vihen në dispozicion thjesht duke bërë referencën përkatëse se nga e keni marrë.
Ne do të dëshironim që ju të ishit pjesëmarrës në këtë event, por nëse do të ndodhë që fatkeqësisht do ta keni të pamundur të vini, bileta juaj mund t’i transferohet dikujt tjetër.
Bileta për këtë event nuk mund të transferohet për ndonjë event të ardhshëm.
Në momentin që blini biletën tuaj për këtë event ne ju garantojmë vendin tuaj, duke refuzuar kërkesa prej personave të tjerë. Pra, politika për këtë event është: “BILETAT JANË TË TRANSFERUESHME POR JO TË RIMBURSUESHME.”
Arsyeja kryesore përse biletat nuk janë të rimbursueshme është se, nëpërmjet blerjes së tyre ju do të kontribuoni në një aktivitet bamirësie, i cili do të kryhet me të ardhurat neto që do të realizohen nga ky event.
Për çdo pyetje, lutemi të komunikoni me skuadrën e “Rruga Drejt Suksesit” përmes kontaktit në faqen www.rrugadrejtsuksesit.com ose në numrin +355 67 303 0300.
Po. Pikërisht fakti që mund të ndërveprohet me Vasilin e bën këtë event unik në llojin e tij.
Jo, sepse Vasili nuk i ka biznes trajnimet, por pjesë të misionit të tij për të kontribuar në komunitet. Të gjitha të ardhurat e “Rruga Drejt Suksesit” do të shkojnë për bamirësi.