VASIL NAÇI

Sipërmarrës i suksesshëm, autor librash, trajnues motivues, filantrop.

Diplomuar për Financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës (1991) dhe Master në Administrim Biznesi (MBA) në Universitetin e New York-ut në Pragë (2007).


Vasil Naçi është një ndër figurat me ndikim të thellë në shoqërinë shqiptare dhe në botën e biznesit. Me 32 vite përvojë në industri dhe me një pasion të pashoq për suksesin, ai është themeluesi dhe CEO i Agna Group, kompani e cila është sot lider në sektorin e FMCG në Shqipëri. Më shumë se 1,500 persona janë të punësuar prej kompanive pjesë të portofolit të investimeve të tij.

Përveç karrierës së pasur në sipërmarrje, Vasil Naçi është themelues i “Agna Leadership Academy,” një platformë e cila synon të shpërndajë njohuri dhe mësime në fushën e lidershipit, menaxhimit, komunikimit, dhe shumë fusha të tjera të biznesit.

Përvoja dhe njohuritë e tij janë konsoliduar në 10 libra të cilët trajtojnë temat kryesore të suksesit në biznes dhe jetën personale, si: “Arti i negocimit”; “Sjelljet e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim”; “Është rruga jonë, rruga drejt suksesit”; “Vlerat bazë dhe bindjet për sukses”; “Si të bëhesh profesionist në shitje”; “Komunikimi dhe puna në skuadër”; “Menaxhimi i kohës dhe vetëdisiplina”; “Mendimi pozitiv dhe vetëbesimi”; “Roli i marketingut dhe kreativiteti”; “Ligjet e suksesit dhe burimet njerëzore”.


Pas 32 vitesh përvojë në biznes, por edhe investimi të pareshtur në njohuri, me besimin e patundur tek rëndësia e të qenit nxënës i përjetshëm çdo ditë dhe prej kujtdo, e kryesisht prej mësuesve më të mirë rajonalë e botërorë, Vasil Naçi ka zgjedhur të kontribuojë dhe ndajë me publikun e gjerë eksperiencën dhe mësimet e tij në biznes dhe në jetë, si mënyra më e çmuar dhe me rezultat afatgjatë për suksesin e çdo individi dhe organizate. Për këtë, që prej vitit 2016 ka krijuar dhe zhvillon çdo vit event-trajnimin motivues më të madh në rajon “Rruga Drejt Suksesit” dhe në 2021 startoi trajnimin dedikuar suksesit në biznes “Mjeshtëro Biznesin”. Të ardhurat nga këto dy evente shkojnë për bamirësi.


Me më shumë se 19,000 persona janë trajnuar përmes këtyre programeve dedikuar suksesit në jetë dhe biznes. Me një vizion të qartë për të ndikuar pozitivisht në shoqëri, Vasil Naçi është një shembull frymëzimi i arritjes personale dhe kontributit të vazhdueshëm në komunitet.

Mos humbisni asnjë njoftim. Abonohu Tani!